A do të zgjasë?
Si mund ta dimë që marëdhënia jonë me Zotin është e sigurt
Ka shumë marrëdhënie në jetët tona që nuk zgjasin. Divorci, miq të cilëve ju humbasim gjurmët, e madje edhe vdekja e dikujt që e duam shumë. Ndaj, ndoshta po pyet edhe në lidhje me këtë marrëdhënie të re me Zotin: A do të zgjasë?
Zoti na thotë: “Nuk do të të lë, as nuk do të braktisë” (Letra e Hebrenjve 13:5). Kur e vendosim besimin tonë në Jezusin, duke dashur Atë në jetën tonë, ne bëhemi fëmija i Tij dhe mund të jemi të sigurt përgjithmonë në dashurinë e Tij. Vargjet më poshtë do ju ndihmojnë të shikoni të vërtetat e kësaj marrëdhënie.
Ne nuk e fituam marrëdhënien me Zotin, dhe as nuk na duhet të luftojmë për ta mbajtur. Bibla është e qartë për këtë. Në momentin që vendosim besimin tonë në Jezus Krishtin, ne pranohemi prej Zotit.
“Madje, drejtësia e Perëndisë nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin për të gjithë e mbi të gjithë ata që besojnë, sepse nuk ka dallim; sepse të gjithë kanë mëkatuar dhe nuk e arrijnë lavdinë e Perëndisë, por janë drejtësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus.” (Letra e Romakëve 3:22-24)
Vargjet më poshtë do t’ju ndihmojnë të shikoni çfarë është e vërtetë në marrëdhënien ttuaj me Perëndinë.
Para se të bëheshim të Krishterë
Ka të ngjarë që ne s’keni qenë të vetëdijshëm për të vërtetat e mëposhtme. Gjithsesi, Bibla na përshkruan kështu gjendjen tonë përpara se të bëheshim të krishterë:
- Armiq të Perëndisë (Letra e Romakëve 5:10)
- Të dobët (Letra e Romakëve 5:6)
- Të pa perëndishëm (Letra e Romakëve 5:6)
- Mëkatarë (Letra e Romakëve 5:8)
- Të humbur (Ungjilli i Mateu 18:11)
- Të varfër (Libri i Zbulesës 3:17)
- Të verbër (Letra e Dytë e Korintasve 4:4)
- Nën gjykimin e Zotit (Ungjilli i Gjoni 3:36)
- Të vdekur në mëkate (Letra e Efesianëve 2:1)
- Të pamend, duke iu shërbyer epsheve të ndryshme dhe qejfeve (Letra e Titit 3:3)
- Duke bërë vepra të liga (Letra e Kolosianëve 1:21)
- Larg Perëndisë (Letra e Efesianëve 2:13)
- Pa shpresë (Letra e Efesianëve 2:12)
- Duke ecur në errësirë (Ungjilli i Gjonit 8:12)
Tani që jemi të Krishterë
Në momentin që e pranojmë Krishtin në jetën tonë, ne fillojmë një marrëdhënie të re me Të, dhe një jetë të re. Ja se si na përshkruan Bibla tani që kemi Krishtin në jetën tonë. Ne jemi:
- Në paqe me Perëndinë (Letra e Romakëve 5:1)
- Fëmijë të Perëndisë (Ungjilli i Gjonit 1:12)
- Plotësisht të falur (Letra e Kolosianëve 1:14)
- Afër Perëndisë (Letra e Efesianëve 2:13)
- Të vulosur me Frymën e Shenjtë (Letra e Efesianëve 1:13)
- Nuk jetojmë më në errësirë (Letra e Efesianëve 5:8)
- Pjesëtarë të Mbretërisë së Tij (Letra e Kolosianëve 1:13,14)
- Të dashur nga Perëndia (Letra e Gjonit 4:9,10; Ungjilli i Gjonit 15:9)
- Na është dhënë jeta e përjetshme (Ungjilli i Gjonit 3:16)
- Të sigurtë në dashurinë e Zotit (Letra e Romakëve 8:38,39)
- Të shpëtuar nga hiri i Zotit (Letra e Efesianëve 2:8,9)
- Krishti banon në zemrat tona (Letra e Efesianëve 3:17)
- Tëzgjedhur nga Perëndia (Letra e Efesianëve 1:4,5)
- Kaluar nga vdekja ne jetë (Ungjilli i Gjonit 5:24)
- Të gjallë në Krishtin (Letra e Efesianëve 2:15)
- Të drejtë në sytë e Perëndisë (Letra e Dytë e Korintasve 5:21)
- Të drejtuar nga një Bari i dashur (Ungjilli i Gjonit 10:27)
Jezusi tha, “…dhe atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë” (Ungjilli i Gjonit 6:37). Ai thotë më tej: “… dhe unë ju jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin aspak, përjetë, dhe askush nuk do t’i rrëmbejë nga dora ime. Ati im, që mi ka dhënë, është më i madh se të gjithë; dhe askush nuk mund t’i rrëmbejë nga dora e Atit tim. Unëdhe Ati jemi një.” (Ungjilli i Gjonit 10:28-30). Ai na mban të sigurt.
Ne mund të jemi “të bindur për këtë, se ai që nisi një vepër të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit.” (Filipianët 1:6).
Jezusi pagoi plotësisht për mëkatet tona, dhe kur ne e falenderojmë Atë për këtë, e pranojmë atë në jetët tona, duke dëshiruar që jetët tona të bëhen të Tijat, Ai na bën Fëmijët e Tij, duke na dhënë falje dhe pranim të plotë.
Mardhënia jonë është e mbrojtur
Kjo marrëdhënie mbrohet jo nga ajo që bëjmë ne, por për shkak të karakterit të Zotit dhe vdekjes së Jezusit për ne në kryq. Jezusi e bleu marrëdhënien tonë me Të duke anuluar pagën e mëkatit që ishte midis nesh dhe Zotit. Dhe kështu ne bëhemi fëmijë të Tij, të falur, të deklaruar të drejtë në sytë e Tij, sepse Jezusi mori mëkatin tonë. Fatkeqësisht ne do të mëkatojmë përsëri. Ne do ta gjejmë përsëri veten duke bërë gjërat në mënyrën tonë e jo sipas mënyrës së Zotit. Por kjo se ndryshon sigurinë e marrëdhënies sonë me Zotin. Ne jemi të sigurt në këtë marrëdhënie për shkak të asaj që Zoti thotë për të. “Të drejtësuar, pra, prej besimit, kemi paqe me Perëndinë, nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë.” (Letra e Romakëve 5:1).
Shpëtimi me anë të Jezusit është plotësisht dhurata e Zotit e marrë përmes besimit. Në momentin që ne fillojmë marrëdhënien me Zotin, ajo zgjat përjetësisht. Marrëdhënia jonë me Jezusin nuk varet në shenjtërinë tonë, as në nivelin e besimit apo sakrificës, as veprave të mira dhe riteve fetare. Zoti nuk dëshiron që fokusi ynë të jetë tek paraqitja jonë. Ai dëshiron që fokusi ynë të jetë në Jezusin.
Ndryshe nga marrëdhëniet e tjera në botë, marrëdhënia jonë me Zotin është e sigurt sepse Ai na solli ne në këtë marrëdhënie, dhe Ai është besnik për të na mbajtur në jetën e përjetshme. Letra e Parë e Korintasve 1:9 thotë “Besnik është Perëndia, nga i cili u thirrët në bashkësinë e Birit të tij, Jezu Krishtit, Zotit tonë.”