Të lidhesh me të krishterët e tjerë
Asnjë njeri nuk është një ishull në vetvete; çdo njeri është një pjesë e kontinentit” – John Donne, Meditation XVII
A nuk do të ishte mirë të njihnit të krishterë të pjekur që mund t'ju ndihmojnë të rriteni në besimin tuaj? Të krishterët që dëgjojnë dyshimet tuaja, të cilët i kuptojnë problemet tuaja? Të krishterë që modelojnë një jetë me besim dhe varësi te Zoti?
Në momentin që filluat marrëdhënien tuaj me Jezu Krishtin, ju gjithashtu filluat një marrëdhënie me të krishterë të tjerë. Tani ju jeni pjesë e familjes së Zotit dhe në familjen e Zotit nuk ka jetimë. Zoti nuk kishte ndërmend që fëmijët e Tij të jetonin si ishuj individualë të besimit, por më tepër si një bashkësi besimtarësh, të ndërlidhur me njëri-tjetrin dhe pjesë e diçkaje shumë më të madhe se ata vetë. Kjo "diçka" quhet kishë.
Fjala kishë vjen nga një fjalë greke që do të thotë "që i përket Zotit". Bibla shpjegon se çdo i krishterë - çdo besimtar i vërtetë në Jezu Krishtin - është një pjesë e Kishës edhe nëse ata kurrë nuk kanë shkelur ne një ndërtesë të kishës. Kisha universale e Zotit (zakonisht e shkruar me një "K" të madhe) kalon linjat emërtuese, kulturore dhe kombëtare. Bibla i referohet këtij bashkimi besimtarësh si “trupi i Krishtit”.
Ju jeni familje me të krishterë kudo… ky është aspekti universal i Kishës. Ju gjithashtu jeni familje me besimtarë aty ku jetoni. Ata po presin t'ju takojnë kudo që të ndodheni - në qendrën tuaj studentore nëse jeni student, ose afër lagjes suaj.
Kisha "e përsosur"
Kur isha i krishterë i ri, unë isha shumë kritik ndaj kishave. Përse nuk po bënin ata një punë më të mirë për t’i mësuar Biblën të tjerëve, për të arritur botën për Krishtin? Pse kishte kaq shumë hipokritë? Një të Dielë, pastori në kishën time foli për rolin e kishës dhe një deklaratë e tij më ka ngelur në mendje për vite me radhë: “Nëse gjeni ndonjëherë një kishë të përsosur, mos u bashkoni me të. Do ta prishësh, sepse je një person i papërsosur ”. E kuptova që po vija kishën ku shkoja dhe çdo kishë tjetër nën një shqyrtim i frikshëm. Unë nuk jam i përsosur - përse duhet të pres që kisha ime të jetë e përsosur?
Kisha është institucioni i Zotit. Krishti e vendosi atë si përfaqësues tokësor të Vetes së Tij. Ajo është e banuar nga njerëz që janë ende në procesin e të qenurit i pjekur në Krishtin. Disa njerëz në kishat që ju vizitoni mund të mos jenë as të krishterë, ose nëse janë, ata mund të kenë vendosur përparësi të tjera në jetë më të larta se Krishti.
Ndërsa nuk do të jeni në gjendje të gjeni një kishë të përsosur, duhet të jeni në gjendje të gjeni një që është e përshtatshme për ju. Në këtë pikë ju mund të jeni duke menduar: Por në cilën kishë të shkoj? Si mund ta gjej kishën e duhur për mua?
Këtu ka disa pyetje për t'u marrë parasysh ndërsa kërkoni për një kishë…
Çfarë beson kisha?
Ata ndoshta kanë një kopje të shtypur të deklaratës së tyre të besimit. Lexojeni atë, dhe sigurohuni që e kuptoni dhe pajtoheni me të. Nëse keni pyetje në lidhje me bindjet e tyre, pyesni pastorin e asaj kishe.
A demostron kisha dashuri?
Të krishterët duhet të njihen për dashurinë e tyre. Jezusi tha: “Ashtu siç ju kam dashur ju, edhe ju duhet ta doni njëri-tjetrin. Me anë të kësaj të gjithë do ta dinë që ju jeni dishepujt e mi, nëse e doni njëri-tjetrin ". (Gjoni 13: 34,35) Pra, si e dini nëse një kishë demonstron dashuri?
Gene Getz, në librin e tij “Masa e një Kishe”, thotë se dashuria biblike është të qenit si Krishti: “Dashuria biblike përfshin demonstrimin e atyre qëndrimeve dhe veprimeve ndaj të tjerëve që Krishti demonstroi kur erdhi në botë dhe jetoi midis njerëzve.” 1
Such love is fleshed out in forgiveness and encouragement rather than bitterness and gossip; in patience and understanding with the unlovely person. When you see love demonstrated in a church, you are seeing Christ at work.
Një dashuri e tillë mishërohet në falje dhe inkurajim dhe jo në hidhërim dhe thashetheme; me durim dhe mirëkuptim me personin i cili nuk duhet kollaj. Kur shihni dashuri të demonstruar në një kishë, ju po shihni Krishtin në veprim.
Si e përdor kisha Biblën?
Pothuajse çdo takim ku adhurohet Zoti, do të përfshijë një kohë kur pastori lexon një fragment nga Bibla dhe flet për të. Ndërsa dëgjoni mesazhin, mendoni ose bëni një skicë në një copë leter. Vini re, nëse po mëson mbi tekstin biblik apo thjesht po thotë ca argumente të cilat i interesojnë?
Ndërsa takoni anëtarët e kishës, gjeni mënyra se si ata janë të pajisur për shërbesë. Disa kisha bëjnë një punë të shkëlqyeshme duke i mësuar anëtarët e tyre se si të studiojnë Biblën, si të këshillojnë miqtë, si të kujdesen për të tjerët në nevojë, si të ndajnë besimin e tyre. A janë anëtarët të pajisur për të studiuar Fjalën e Zotit dhe për ta jetuar atë në shërbim të të tjerëve?
Për kë dhe për cfarë flasin anëtarët e kishës?
Të gjithë ne kemi nevojë për të folur për ndeshjen e djeshme ose se si po ecin fëmijët tanë. Nuk është joshpirtërore që të duash të ndash një larmi temash me të krishterët e tjerë. Të krishterët duhet ta shijojnë jetën! Por nëse bisedat në kishë nuk janë të ndryshme nga bisedat në punë, diçka mungon. Jezu Krishti është personi më i jashtëzakonshëm në univers. A e nderojnë dhe lartësojnë ata Jezu Krishtin? A ka një frymë adhurimi, dashurie dhe përkushtimi ndaj Tij në mbledhjet e tyre? Pasi të keni marrë pjesë në një kishë vetëm disa herë, ju mund të kuptoni se për kë takohen vërtet njerëzit: për veten e tyre, për pastorin e tyre, një predikim që gudulis veshët apo për emër. Qëllimi përfundimtar duhet të jetë përlëvdimi i Zotit.
A është kisha e hapur për bashkëpunim me organizata apo kisha të tjera të krishtera?
Një kishë e cila njeh unitetin shpirtëror të Trupit universal të Krishtit duhet të jetë e gatshme të lutet dhe të mbështesë shërbesat e tjera të krishtera. Çdo ndarje ekstreme ose individualizëm nuk është modeli që ne shohim midis kishave në Dhjatën e Re.
Zgjedhja juaj
Pasi të keni vizituar një numër kishash dhe të bëni zgjedhjen tuaj, filloni të kërkoni për mundësi për t'u njohur me anëtarët e tjerë të kishës. Disa anëtarë mund të hezitojnë/ngurojnë të prezantojnë veten e tyre sepse ata mund të jenë të rinj në kishë gjithashtu. Merrni iniciativën për të njohur njerëzit.
Ju nuk do të rriteni dot në marrëdhënien tuaj me Krishtin duke qëndruar të izoluar e vetëm. Ekziston një grup i madh njerëzish që me të vërtetë kujdesen për ju dhe dëshirojnë t'ju ndihmojnë sidomos në kohë të vështira. Ata formojnë "mrekullinë e çlirimit" të vetë Zotit. Ata formojnë kishën.