A është Zoti në jetën time tani?
Kur more vendimin për të pranuar Jezusin në jetën tënde, a është e rëndësishme të dish nëse Zoti të dëgjoi? Po! Jezusi ka premtuar që do hyjë në jetën tonë nëse ne ia kërkojmë këtë.
Tek libri i Zbulesës në Bibël, kapitulli 3, vargu 20 Jezusi na ofron këtë fton: “Ja, unë qëndroj tek dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe hap derën, do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua.” A ia hape derën e zemrës Zotit? Nëse po, çfarë ka premtuar se do të bëjë Ai? A do t’ju mashtronte Zoti?
Te Letra e Parë e Gjonit 5:14 (Bibël) na thuhet: “Kjo është siguria që kemi përpara tij: nëse kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, na dëgjon.”
Jezusi tha: “Gjithçka që më jep Ati do të vijë tek unë; dhe atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë.” (Ungjilli i Gjonit 6:37). Më vonë ai tha gjithashtu: “Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, dhe unë i njoh dhe më ndjekin; dhe unë ju jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin aspak, përjetë, dhe askush nuk do ti rrëmbejë nga dora ime. Ati im që m’i ka dhënë, është më i madh se të gjithë; dhe askush nuk mund t’i rrëmbejë nga dora e Atit tim.” (Ungjilli i Gjonit 10:27-29).
Jezusi vdiq në kryq për mëkatet tona në mënyrë që të kemi një lidhje personale me të. Ai nuk e lë mënjanë këtë çështjen e marrëdhënies. Ai vuajti shumë për të na sjellë në një marrëdhënie me të. Jezusi mori mëkatet tona mbi vete, dhe na mbuloi me drejtësinë e tij, duke na bërë kështu plotësisht të falur dhe plotësisht të pranuar prej Tij. Ne nuk na duhet të jetojmë jetë të mirë, ose të bëjmë rite fetare, ose të kalojmë vite duke iu përgjëruar atij. Zoti e ka bërë të mundur që ne të kemi marrëdhënie me të.
Kështu që ne vijmë tek ai duke u mbështetur te puna e tij për të na shpëtuar dhe jo te përpjekjet tona. Që të kemi falje për mëkatet dhe që Zoti të vijë në jetën tonë, ai vetë pagoi për mëkatet tona.
Siç e thotë apostulli Pjetër: “Sepse edhe Krishti ka vuajtur një herë për mëkatet, i drejti për të padrejtët, për të na çuar te Perëndia…” (1 Pjetri 3:18)
Eshtë e mrekullueshme të dish të vërtetat që rrjedhojnë nga pranimi i dhuratës së Jezusit për ty përmes besimit në të.
- Ti je në paqe me Perëndinë — “Të drejtësuar, pra, prej besimit, kemi paqe me Perëndinë, nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë.” (Letra e Romakëve 5:1)
- Ti bëhesh fëmijë i Perëndisë — “por të gjithëve atyre që e pranuan, ai u dha pushtet të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij.” (Ungjilli i Gjoni 1:12)
- Ti nuk jeton më në errësirë — “Sepse dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotin; ecni, pra, si bij të dritës” (Letra e Efesianëve 5:8)
“Ai na nxorri nga pushteti i errësirës dhe na zhvendosi në mbretërinë e Birit të tij të dashur, në të cilin ne kemi shpengimin me anë të gjakut të tij, faljen e mëkateve.” (Letra e Kolosianëve 1:13, 14)
- Ti je i falur — “Për të dëshmojnë të gjithë profetët, se me anë të emrit të tij merr faljen e mëkateve kushdo, që beson në të.” (Libri i Veprave 10:43)
“Në të cilin kemi shpengimin me anë të gjakut të tij, faljen e mëkateve sipas pasurisë së hirit të tij, të cilin e bëri të teprojë ndaj nesh, në çdo urtësi dhe mençuri.” (Efesianët 1:7,8)
“Në këtë është shfaqur dashuria e Perëndisë ndaj nesh, se Perëndia dërgoi Birin e tij të vetëmlindurin në botë që ne të rrojmë përmes tij. Në këtë është dashuria: jo se ne e deshëm Perëndinë, por qe ai na deshi ne dhe dërgoi Birin e tij si shlyerje për mëkatet tona.” (Letra e Parë e Gjoni 4:9,10)
- Të është dhënë jeta e përjetshme — “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Ai që e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por ka kaluar nga vdekja në jetë.” (Ungjilli i Gjonit 5:24)
“Dhe dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe kjo jetë është në Birin e tij. Ai, që ka Birin, ka jetën; ai, që nuk ka Birin e Perëndisë, nuk ka jetën.” (Letra e Parë e Gjonit 5:11-13)
- Je vulosur me Frymën e Shenjtë — “Në të edhe ju, pasi e dëgjuat fjalën e së vërtetës, ungjillin e shpëtimit tuaj dhe, pasi besuat, u vulosët me Frymën e Shenjtë të premtimit, i cili është kapari i trashëgimisë sonë, për shpengimin e pronës së fituar, për lëvdimin e lavdisë së tij.” (Letra e Efesianëve 1:13)
- Mund të fillosh të njohësh dashurinë e Zotit për ty — “Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t’ju bëhet. Në këtë është përlëvduar Ati im, që të jepni shumë fryt, dhe të bëheni dishepujt e mi. Sikurse Ati më ka dashur mua, ashtu edhe unë ju kam dashur ju; qëndroni në dashurinë time. Po të zbatoni urdhërimet e mia, do të qëndroni në dashurinë time, sikurse unë i kam zbatuar urdhërimet e Atit tim dhe qëndroj në dashurinë e tij. Këto gjëra jua kam thënë që gëzimi juaj të jetë i plotë..” (Ungjilli i Gjonit 15:7-11)
Të rritesh në marrëdhënien tënde me Zotin:
Ta njohësh Zotin më mirë, të kalosh kohë me fjalën e Tij (Biblën) dhe ti kërkosh Atij të të shfaqë më shumë nga vetja e Tij, të ndërtosh marrëdhënien tënde me Të. Ungjilli i Gjonit (libri i katërt në Dhiatën e Re) është një vend i mirë për të filluar.
Foli Atij lirisht. Ne inkurajohemi nga këto vargje:” Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh me falenderim. Dhe paqja e Perëndisë, qëia tejkalon çdo zgjuarsie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus.” (Letra e Filipianëve 4:6, 7)