Sa shumë fal Perëndia?
Së pari, ne të gjithë mëkatojmë (Isaia 53:6 “Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet” and Romakëve 3:23 “sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë”).
Fakti që ju dalloni mëkatin tuaj dhe ndiheni keq për këtë duhet t'ju inkurajojë për shumë gjëra. Së pari, shumë njerëz mëkatojnë dhe nuk mendojnë se kanë bërë diçka të gabuar – por Perëndia ka hapur sytë tuaj që të shihni sa shkatërrues mund të jetë mëkati. Megjithatë, Perëndia nuk do që ju të jetoni në faj. Ai dëshiron që ju të njihni dhe të përjetoni plotësisht faljen e Tij.
Perëndia nuk e neglizhon mëkatin tonë dhe thotë thjesht "Je i falur". Ai e sheh mëkatin tonë, por pavarësisht nga kjo është gati të na falë sepse Jezusi mori të gjithë mëkatin TONE dhe pagoi duke vdekur në kryq. Mëkati ynë është serioz dhe i kushtoi Jezusit shumë vuajtje. Por që nga momenti që pranuam Krishtin në jetët tona, ne marrim edhe faljen. Ne nuk mund ta shlyejmë në ndonjë mënyrë mëkatin tonë apo të vuajmë mjaftueshëm si ndëshkim – as Perëndia nuk dëshiron këtë gjë. “Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.” Romakëve 5:8.
Por çfarë ndodh kur ne nuk ia dalim dot mbanë në një fushë të caktuar dhe vazhdojmë të mëkatojmë? A lodhet ndonjëherë Perëndia duke na falur sepse ne e mbushim kupën?
Dishepujt e pyetën Jezusin sa herë duhet të falnin dikë.
“Atëherë Pjetri iu afrua dhe tha: ``Zot, në se vëllai im mëkaton kundër meje, sa herë duhet ta fal? Deri shtatë herë?’ Atëherë Jezusi i tha, ‘Unë nuk të them deri shtatë herë, por deri shtatëdhjetë herë shtatë’” (Mateu 18:21,22). S'besoj se ka mundësi që Pjetri të mbante mend nëse e falte një person të caktuar 490 herë, kështu që besoj e kuptoni ku do donte të dilte Jezusi. Falni gjithmonë, sepse Perëndia na fal gjithmonë. Perëndia nuk ka një kufi. Ai vdiq për çdo mëkat tuajin – ato që keni kryer dhe ato që do të bëni në të ardhmen – mëkatet e të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes. Duhet të filloni të shihni mëkatin ashtu si e sheh dhe Perëndia. Ja çfarë thotë Bibla:
“Po t`i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi.” 1Gjoni 1:9
“Djema të mi, ju shkruaj këto gjëra që të mos mëkatoni; dhe në qoftë se ndokush mëkatoi, kemi një avokat te Ati, Jezu Krishtin të drejtin. Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ata të të gjithë botës.” 1Gjonit 2:1,2
“Sa larg është lindja nga perëndimi, aq shumë ai ka larguar nga ne fajet tona.” Psalmi 103:12
“I ke hedhur prapa krahëve të tua të tëra mëkatet e mia.” Prapa krahëve. Perëndia nuk "sheh" më mëkatin tim. Ai sheh drejtësinë e Jezusit për mua.” Isaia 38:17
“Ti do të hedhësh në fund të detit tërë mëkatet tona.” Nuk do të gjenden asnjëherë në fund të detit. Nuk thotë "ranë" në det, por "i hodhe". Mikea 7:19
“Unë, pikërisht unë, jam ai që për hir të vetuetes fshij shkeljet e tua dhe nuk do t`i mbaj mend mëkatet e tua.” Mëkatet nuk mbahen më "të regjistruara", por fshihen, shkatërrohet regjistri. Perëndia nuk "harron" si të ishte një gabim njerëzor, por Ai zgjedh "të mos i mbaj mend" Isaia 43:25
“Por aty ku mëkati është i tepruar, hiri është akoma më i tepërt.” Romakëve 5:20
“Edhe të gjitha gjërat janë nga Perëndia që na pajtoi me veten, … sepse Perëndia e ka pajtuar botën me veten në Krishtin, duke mos ua numëruar njerëzve fajet e tyre dhe vuri ndër ne fjalën e pajtimit.… Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të.” 2 Korintasve 5:18,19,21
“Tani, pra, nuk ka asnjë dënim për ata që janë në Krishtin Jezu.” Romakëve 8:1
“…të shfajësuar, pra, me anë të besimit, kemi paqe me Perëndinë nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë.” Romakëve 5:1
Na thuhet se Satani është "akuzuesi i vëllezërve", që do të thotë se Satani do të përpiqet të na bindë se Perëndia nuk mund të na dojë. Duhet të kuptojmë që këto mendime janë gënjeshtra dhe të zgjedhim të besojmë atë çfarë thotë Perëndia. Çfarë thotë Perëndia për ne në Fjalën e Tij (Bibla) është më e vërtetë se çdo gjë që ne mund të mendojmë apo ndjejmë. Jezusi thotë se ata që ndërtojnë jetën e tyre bazuar në Fjalën e Tij do të kenë jetë të qëndrueshme dhe të sigurt, të aftë për të përballuar çdo gjë në jetë (shihni Mateu 7:24-27).
Nëse i keni kërkuar Perëndisë t'ju falë dhe të vijë në jetën tuaj – jeni të falur!!! Fjala e tij e thotë këtë. Falenderojeni për faljen dhe gëzoni në marrëdhënien e sigurt që keni me Të. Ai është në gjendje të ndryshojë ato fusha të jetës suaj që nuk janë në lartësinë e dëshirës së tij për ju. 1 Korintasve 1:9 thotë, “Besnik është Perëndia, nga i cili jeni thirrur në bashkësinë e Birit të tij Jezu Krishtit, Zotit tonë.”