Si të mos shqetësohem më dhe, në vend të kësaj, të besoj Perëndinë?
Në mes të sfidave të sotme, Perëndia na fton që të mos shqetësohemi, por, në vend të kësaj, t’i besojmë Atij. Shihni se si…
Ta them ndershmërisht, unë kam patur një jetë mjaft të lehtë. Megjithatë, pavarësisht se jeta e kujt është, ajo ka sfida. Apo jo?
Ka shqetësime që na zgjojnë nga gjumi më 3 të natës dhe na bëjnë të vrasim mendjen. Vrasim mendjen: “Si të bëjmë? Si të veprojmë?”
Edhe gjërat E MIRA, mundësitë e reja mund të shkaktojnë frikë.
Pra, si do t’ia bëjmë me ato çështje që na lënë pa gjumë, që na rëndojnë në zemër dhe na bëjnë të vrasim mendjen? Si ia bëjmë me sfidat tona, me frikërat tona?
Po të jemi të zgjuar, shkojmë atje ku është ndihma! I çojmë ato te Perëndia.
Sepse, ja, çfarë thotë Perëndia…
“Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime.” (Isaia 41:10)
“Ai i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të këputurit…, por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja.” (Isaia 40:29, 31)
“Sepse unë, Zoti, Perëndia yt, të zë nga dora e djathtë dhe të them: “Mos u frikëso, unë të ndihmoj”.” (Isaia 41:13)
“Mos u frikëso…! Unë të ndihmoj”, thotë Zoti; Shpengimtari yt është i Shenjti i Izraelit.” (Isaia 41:14)
“Por, sa për mua, e mira është t’i afrohem Perëndisë; e kam bërë Zotin tim, Zotin, strehën time, për të treguar gjithë veprat e tua.” (Psalmeve 73:28)
“Shpirti im gjen prehje vetëm te Perëndia; nga ai vjen shpëtimi im. Vetëm ai është kështjella ime dhe shpëtimi im. Unë nuk do të luaj kurrë. Te Perëndia është shpëtimi im dhe lavdia ime; kështjella ime e fortë dhe streha ime janë te Perëndia.” (Psalmeve 62:1-2, 7)
“Ki besim tek ai vazhdimisht, o popull, hape zemrën tënde para tij; Perëndia është streha jonë.” (Psalmeve 62:8)
Vetëm nga këto vargje, zbulojmë:
Perëndia do të na forcojë.
Ai është me ne.
Ai është Perëndia ynë.
Ai do të na përkrahë.
Ai do të na kapë për dore.
Ai do të na ndihmojë.
Ai është shkëmbi ynë. (Kështu, ne mund të qëndrojmë të patundur.)
Ai është shpëtimi ynë. (Ai na çliron, na shpëton.)
Ai është kështjella jonë. (Ai na mbron.)
Ai është strehimi ynë. (Ai është i fuqishëm dhe na do.)
Kur filloj të shqetësohem, shkoj te Filipianëve 4:4-7.
“Gëzohuni gjithnjë në Zotin; po jua them përsëri: Gëzohuni! Butësia juaj le të njihet nga të gjithë njerëzit; Zoti është afër. Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim. Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarsie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus.”
I lexoj këta vargje me zë të lartë. Pastaj veproj në secilën pjesë:
“Gëzohuni gjithnjë në Zotin; po jua them përsëri: Gëzohuni! Butësia juaj le të njihet nga të gjithë njerëzit; Zoti është afër.”
[Kjo është arsyeja pse mund të gëzohemi… Zoti është afër. Kështu, ne ndalemi dhe falënderojmë Perëndinë që është me ne; Ai di gjithçka për situatën ku ndodhemi dhe për nevojat tona. Ai është afër.]
Mos u shqetësoni për asgjë [nuk ka rrugë tjetër këtu].
[më mirë] por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë.
[T’i kërkojmë Perëndisë atë për të cilën kemi nevojë. Kërkoni.]
[rezultati] Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarsie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus” [zemrat dhe mendjet…gjejnë paqen e Perëndisë].
Këto janë vargje të mira për t’i mësuar përmendësh.