Si na flet Zoti përmes Biblës
“Çdo fjalë e Perëndise është rafinuar me zjarr. Ai është një mburojë për atë që gjen strehë tek ai” (Fjalet e urta 30:5)
Jam i habitur me udhëzimet që na jep Zoti. Duke mësuar nga mencuria dhe depërtimi i Zotit, ne mund të jetojmë të lirë nga shumë problem që të tjerët i përjetojnë, thjeshtë sepse nuk e njohin fjalën e tij. Kjo është përmes Biblës ku ne mësojmë kush është Zoti, çfarë vlerson Ai, si ti besojmë Atij.
Kam gjetur një mënyrë të merkullueshme për të dëgjuar Zotin përmes Biblës, të cilën do të doja ta ndaja me ju.
Unë nxjerr Biblën time dhe një fletë letër me vija (ose një ditar me vijë te zbrazët). Në krye të faqes time do të shkruaj dy ose tre fjali që përshkruajnë atë që kam në mendje. Mund të kem një pyetje në lidhje me Zotin, ose rreth mënyrës se si Ai e shikon dicka, ose nje pyetje në lidhje me jetën e krishterë. Apo ndoshta egziston një situatë në jetën time që po më shqeteson dhe unë me të vërtetë mund të përdorja depërtimin e Zotit mbi të. Në letrën time, unë do të shkruaj disa fjali për të përmbledhur situatën aktuale ose çfarë me çoi në pyetjen time.
Pastaj i bëj Zotit një pyetje në lidhje me të dhe e shkruaj atë pyetje gjithashtu në letren time.
Ajo që kam shkruar mund te duket keshtu:
“Zot, ndihem i ngarkuar me gjithë punën që kam për të bëre . Unë kam këteë, këtë dhe këtë për të bërë ; dhe nuk jam I sigurt që mund ti bëj të gjitha . Gjithashtu ndihem I zemëruar për këtë. A ka ndonjë gjë nga prespektiva juaj që do të donit ta dija tani ?”
Pastaj hap anën e pasme të Biblës ku zakonisht ka nje listë të fjalëve në një indeks në atë që shpesh quhet një” konkorrdancë”. A ka Bibla juaj një të tillë? Ky indeks do të rendisë fjalët si: “puno”,”zemërimi”, “shqëtesohesh” “fuqia e Zotit” etj. Nën cdo fjalë do të shihni një listë të vargjeve të shkrimeve që përmbajnë atë fjalë. Fjala ‘i zemëruar” për shembull mund të tregojë një listë të : Marku 3:5; Marku 11:14-16; Romaket2:8; Mateu23 etj.
Pavarsisht nëse kam kërkuar për vargjet në internet ose pjesën e pasme të Biblës sime, ja çfarë bëj më tej. Shikoj vargjet në Bibël dhe lexoj secilin. Nëse një varg duket se lidhet me pyetjen time, unë e shkruaj atë fjalë për fjalë në letrën time. (Unë e bëj këtë me dorë sepse më ndihmon të vëzhgoj se çfarë po thotë.) Unë nuk po shkruaj ndonjë koment për vargun. Thjeshtë shkruaj vargun. Unë do vazhdoj të kopjoj vargje, mbase 5 vargje, ndoshta 20 vargje. Pas një kohe mund të shoh një model,një mesazh të përgjithshëm përmes atyre vargjeve,(një përmbledhje të asaj që thonë ato vargje).Unë i kisha kërkuar Zotit të më mësonte dhe tani po vezhgoj atë që Ai po thotë në lidhje me këtë teme.
Si shembull, nëse do isha i zemëruar me dikë dhe do kisha kërkuar shumë vargje mbi zemërimin, faljen ose paqen, ka të ngjarë te gjeja një mesazh të përgjithshëm nga Zoti. Ky mesazh mund të jëtë që meqënse Jezusi pagoi për mekatin tim dhe nuk e mban atë kundër meje, edhe unë kam nevojë ta fal këtë person ashtu si Ai më ka falur mua.
Ndonjë herë Zoti do të bëjë që një varg të godasë me të vërtetë aty ku Ai më flet vërtet në atë varg. Kur të has vargje që jane vecanrisht interesante , une shpesh do t’i”referoj” ato. Ajo që dua te them me kete eshte , une do te gjej vargje te tjera qe mund te flasin per te njeten ide. Ne shumë Bibla studimi do të gjeni një listë të vargjeve në mes të faqes ose në fund të faqes. Këto vargje jane si referenca që lidhen me vargjet në atë faqe. Kështu që kur një varg që ndron vërtet , unë do të kërkoj vargje të tjera të lidhura me atë varg dhe do ti shkruaj gjithashtu. Unë mund të kaloj 10-15 minuta për këtë , ose ndonjë herë kur kam më shumë kohë, mund të kaloj një orë e gjysëm.
Kjo pjesë tani është e rëndësishme. Unë jam duke kërkuar që Zoti të më mësojë. Po e kërkoj Atë të më ndihmojë të kuptoj këndveshtrimin e Tij për dicka, sepse dua ta ndjek. Sidoqoftë, ndërsa e bëj këtë. Nuk po kërkoj vargje , që do t’i vë në praktikë vetë pë Zotin. Ky nuk është një përshkrim i punës që unë po bëj PËR ZOTIN . Kryesisht jam duke u përpjekur të lejoj Zotin që të flasë me mua në çfardo mënyre që ai dëshiron,për të përmbushur çfardo qëllimesh që Ai ka.
Unë jam duke kërkuar që Ai të përcaktojë axhendën e Tij, jo timen. Kur e di se Ai dëshiron që unë të ndjek dicka specifike në fjalën e Tij, atëherë unë i kërkoj Atij të punojë në jetën time dhe të më japë forcën dhe dëshirën për të bërë vullnetin e Tij. Kur lexoj një urdhërim të tillë si: “Bëhu plotësisht i përulur dhe i butë; jini të durueshëm duke dashur njeri-tjetrin në dashuri,“Unë mendoj ,” Ide e mire. Zot, të lutem të punosh në jetën time për të më bërë të përulur, të butë dhe të durueshëm me të tjerët. Ju e dini që nuk është natyra ime të jem e tillë me të gjithë njerzit. Më mëso se si. “ Me fjale të tjera unë vazhdoj t’i besoj Atij, vazhdoj të mbështetem tek Ai, duke i kërkuar Zotit të bëjë në jetën time atë që Ai sapo me foli. Nëse nuk keni një Bibël studimi me ‘konkorrdanca”në pjesen e pasme dhe” referenca kryq “ në secilën faqe, mund të gjeni një shumë të vlefshme, kështu që mund ti afroheni Fjalës së Zotit në këtë mënyrë. Ndonjë librari e krishterë mund t’ju ndihmojë të zgjidhni një që nuk është shumë e shtrenjtë, ose mund ta gjeni në bible.com (Zanafilla) ose bible.com (Gjoni).
Kjo është një mënyrë shumë e thjeshtë për t’i kërkuar Zotit t’ju mësojë përms fjalës së Tij. Në përmbledhje, po shkon te Zoti me një zemër të hapur, duke i kërkuar Atij të flasë me ju për një temë ose pyetje të vecantë. Ju po ndani mendimet dhe ndjenjat tuaja të sinqerta me Zotin. Ateherë ju po i kërkoni Zotit të flasë me ju nga këndvështrimi i Tij. Ndonjë herë do të pyes, “Zot, çfarë është ajo që doje të dija për ty, që lidhet me këtë situatë? Si do të doje që të kisha besim te Ti? Çfarë dëshiron të më thuash? Pastaj i jepni kohë Zotit ndërsa shkruani Fjalën e Tij, kërkoni mesazhin e Tij për ju. Kur ai t’ju mësojë, atëherë falenderojeni dhe kërkoni që ta ndërtoje atë në jetën tuaj.