×
Kërko

A mundet Zoti të më japë drejtim në jetën time?

Zoti do të na japë drejtim në jetën tonë nëse e kërkojmë dhe i besojmë Atij.

Një nga gëzimet e mia më të mëdha në jetë është të veproj në dicka që une e di se është ide e Perëndisë.

Më pëlqen të shikoj fillimin e Zotit. Këtu është një lloj modeli që kam parë :

  • Ai na sjell në vëmendje një nevojë ose një mundësi.
  • Pastaj e pyesim se si ta zgjidhim atë. Ne presim që Zoti të na drejtojë.
  • Pastaj thjeshtë e ndjekim.Ndonjëherë ne fillojmë të ndjekim pa e njohur të gjithë planin, por kjo është në rregull. Ne ndjekim në cilindo hap që Ai na ka dhënë.

Ka shumë shkrime që na mësojnë ta bëjmë këtë : Ja një :

“Shpirti yne pret Zotin; ai është ndihma jonë dhe mburoja jonë. Po, zemra jonë do të gëzohet te ai, sepse kemi besim,në emrin e tij të shenjtë. Mirësia jote qofte mbi ne, o Zot , sepse kemi pasur shpresë te ti.” Psalmi 33:20-22

“Ditën në të cilën të kërkova, ti m’u përgjigje dhe e rrite fuqinë e shpirtit tim.” Psalmi138:3

Drejtimi i Zotit dhe besnikëria e Zotit kur ne e thërrasim atë është një pjesë e rëndësishme e jetës sonë. Ai ka qënë kaq i qartë në udhëheqjen e tij.

Here pas here unë do ndaj shembuj me ju, me shpresën për të ndërtuar besimin tuaj, vizionin tuaj, për të pritur tek Zoti dhe për të parë Perëndinë që t’ju udhëheqë.

Këtu është vetëm një shembull se ku Zoti nisi.

Në kohë të ndryshme, Zoti me vuri në zemër tu shkruaja letra miqve të vecantë ose të afërmve që nuk e njihnin Jezusin dhe te ndaja ungjillin me ta. Une isha besnike për ta bërë atë. Përgjigjja e tyre nuk ishte shqetesimi im.

Unë thjeshtë e dija që Zoti donte që une ti shkruaja. Mundesitë thjeshtë do vinin. Për shembull, kur më ndodhi një situatë e vështirë, një i afërm komentoi për”besimin tim të madh”.

Disa ditë më vonë i shkrova duke i shpjeguar se cështja nuk është besimi im. Ne mund ti besojmë Zotit sepse Ai është i besueshëm.

Unë i thashe asaj: “Nëse do të të kërkoja të ishe dekoruesja e shtepisë sime – nuk do të ishte për shkak të besimit tim të madh. Do të ishte sepse ju jeni një dekoruese e shkëlqyer” Pastaj vazhdova ti shpjegoja pse mund ti besohet Zotit.

Unë isha besnike tu shkruaja letra këtyre njerëzve të vecantë, pasi dukej sikur Zoti ma solli atë person në mendjen time. Unë do ta pyesja atë : “Çfarë duhet ti them këtij personi?”

Kur Zoti më dha nje mesazh që dukej i duhuri, unë e shkrova. Kjo dukej se ndodhte rregullisht për vite me radhë.

Pastaj një vit kisha dëshirë të shkruaja nje artikull që mund ta shtypja dhe t’ua shperndaja fqinjeve ose nënpunësve në dyqane, gjate sezonit të Krishtlindjes . E dija që të gjithë ishin të zënë në atë periudhë të vitit . Megjithatë , unë gjithashtu e dija që shumë nuk e dinin të vërtetën rreth Krishtlindjes dhe asaj që Jezusi u ofron atyre . Pra, derëzimi i një artikulli tek një person dukej si një mënyre e thjeshtë .

Ishte paksa e frikshme të shkruaja dicka “për publikun”. U ndjeva e ekspozuar. Pyesja veten nëse isha shkrimtare e mirë mjaftueshem për të shkruar dicka të tillë. Në ndrojtjen time , kalova një vit të plotë duke shkruar atë artikull.

Unë do të ilustroj një paragraf, pastaj do ta hedh. Ishte terreni im i provës .Një vit i plotë në një artikull! E cmednur, e di.

Gjatë kësaj kohe u ftova të marr pjesë në konferenca me organizaten ku unë punoj. Ashtu sic shkoi une humba 95% të konferencës për shkak se vajza ime 4 vjecare nuk ndihej mire.

Ne u ngjitëm në pjesën e prapme të këtij auditori të stermadh duke ngjyrosur libra me shkumsa me ngjyra.

Ndërsa vështrova një turmë të gjërë prej 5000 personash, i thashë Zotit: “Pyes veten se çfarë do ta sillte Lindën në këtë turmë?”Linda ishte një shkrimtare e shkelqyer ungjillizueses dhe unë doja t’i bëja asaj disa pyetje në lidhje me shkrimin.

Pas dy minutash, Linda eci në derën e pasme të auditorit, në nivelin e dyshemesë dhe qëndroi menjehërë poshtë këmbëve të mia. Thjeshtë u përkula dhe e godita lehtë në shpatul. Ne u takuam për drakë atë ditë, ditën e fundit të konferencës.

Zoti duke siguruar përsëri.

Kur të dy femijët e mi ishin aq te rritur sa të hynin në shkollë të mesme, unë i thashe Zotit, “Unë mendoj se ti dëshiron që unë të bej më shume shkrime ungjillizuse. Por do të duhet të gjejmë një mënyrë për të qënë më produktiv se një artikull në vit.”

Pas dy muajsh dikush më ftoi të isha shkrimtare për një fushatë ungjillizuese që donin të bënin në të gjitha kampuset universitare në SH.B.A. Ajo përbehej nga artikuj të printuar, postera, reklama të gazetave të kampusit.

Si perfundim kjo na coi te EveryStudent.com, ne 45 gjuhe , duke arritur më shume se 150 milion njerëz deri më tani. Por kjo është një histori tjetër.

Ajo që dua të kuptosh është të ndjekësh Zotin si do që Ai të udhëheq. Filloi me shkrimin e një letre miqve dhe të afërmve. “Ai që është besnik në pak, do të jetë besnik në shumë.” Luka 16:10

Kërkoji Zotit të të drejtojë. Dëgjoni atë që Ai vë në zemrën tuaj. Kerkojini që të sigurojë atë që është e nevojshme. Pataj ndiqeni. Është normale të trembesh. Shiko tek Ai.