Studimi #2: A do të largohet ndonjëherë Zoti nga jeta jonë?
Fillo me lutje: “Zot, të lutem që të më flasësh përmes Fjalës tënde, Biblës. Foli zemrës time që të kuptoj atë që ti do të më thuash mua. Amen.”
Gjoni 1
12 Por të gjithëve atyre që e pranuan[Jezusin], ai u dha pushtet të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e Tij, 13 të cilët nuk lindën as prej gjakut, as prej vullnetit të mishit, as prej vullnetit të burrit, por prej Perëndisë.
P – Kur filloi jeta juaj e re?
2 Korintasve 5
17 Prandaj nëse dikush është në krishtin, është një krijesë e re; të vjetrat shkuan; ja, të gjitha u bënë të reja!
P – Sipas vargut 17, si ndryshon jeta e një personi pasi ai pranon Jezusin në jetën e tij?
Efesianët 1
13 Në të edhe ju, pasi e dëgjuat fjalën e së vërtetës, ungjillin e shpëtimit tuaj dhe, pasi besuat, u vulosët me Frymën e Shenjtë të premtimit…
2 Korintasve 1
22 Ai] i cili edhe na vulosi dhe na dha kaparin e Frymës në zemrat tona…
P – Çfarë na dha Zoti kur pranuam Krishtin? (Bibla na tregon qartë që është vetëm një Zot, në tre “persona”… Ati, Biri (Jezusi), dhe Fryma e Shenjtë.)
Hebrenjtë 13
5 …Perëndia ka thënë, “Nuk do të të lë, as nuk do të braktisë.”
(Lexoje përsëri këtë varg dhe vendos emrin tënd.)
P – Çfarë kuptimi ka për ty fakti që Perëndia premton që nuk do të të lërë kurrë dhe nuk do të braktisë kurrë?
Gjoni 10 – Jezusi tha:
27 Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, dhe unë i njoh dhe më ndjekin; 28 dhe unë ju jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin aspak, përjetë, dhe askush nuk do ti rrëmbejë nga dora ime.
29 Ati im, që mi ka dhënë, është më i madh se të gjithë; dhe askush nuk mund ti rrëmbejë nga dora e Atit tim. 30 Unë dhe Ati jemi një.
P – Kush të mban të sigurt në dorën e Tij?
P – Çfarë thotë Jezusi që na jep ne në vargun 28?
Gjoni 5 – Jezusi tha:
24 Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Ai që e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por ka kaluar nga vdekja në jetë.
1 Gjoni 5
11 Dhe dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe kjo jetë është në Birin e Tij. 12 Ai, që ka Birin, ka jetën; ai, që nuk ka Birin e Perëndisë, nuk ka jetën.
13 Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme dhe që të besoni në emrin e Birit të Perëndisë.
P – Sipas vargut 11 si e marrim jetën e përjetshme?
P – Kush e ka jetën e përjetshme sipas vargjeve 12 dhe 13?
P – A është e mundur të pranosh Jezusin, të besosh personalisht në Birin dhe të mos kesh jetën e përjetshme?
Për ata që duan të pranojnë Jezusin në jetën e tyre, 4 Ligjet shpirtërore shpjegon sesi mund ta bëjnë këtë.
Romakët 8
38 Sepse jam i bindur se as jeta as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqitë dhe as gjërat e tashme, as gjërat e ardhshme, 39 as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajnë mga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.
Konkluzion: Bëj një përmbledhje të të gjitha vargjeve sesi mund ta dish që marrëdhënia jote me Jezusin është e sigurt:
Tani mund ta printosh studimin #2.
Përgjigjet e tua nuk ruhen nëse e mbyll faqen.
Për Studimin #3, kliko këtu.