Studimi #1: Si të fillojmë këtë marrëdhënie me Zotin?
Fillo me lutje: “Zot, të lutem që të më flasësh përmes Fjalës tënde, Biblës. Foli zemrës time që të kuptoj atë që ti do të më thuash mua. Amen.”
Vargjet më poshtë do ju ndihmojnë të kuptoni çfarë thotë Zoti për atë që nuk është e vertetë në marrëdhënien tuaj me Të. Pasi të lexoni vargun, pyetja më poshtë do ju ndihmojë të kuptoni atë që thotë vargu. (Numrat e vegjël në krye të çdo fjalie I referohen “vargjeve” dhe është thjesht një system numërimi I krijuar shumë kohë më parë për të ndihmuar të krisherët ti referohen fjalive specifike në Bibël.)
Gjoni 1
12 Por të gjithëve atyre që e pranuan[Jezusin], ai u dha pushtet të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e Tij.
P – Si bëhet një person fëmijë i Perëndisë?
(Mund të shkruani përgjigjet tuaja këtu dhe ta printoni mësimin kur të mbaroni.)
Ju mund të mendoni që zgjedhja juaj për ti besuar Jezusit është e ngjashme si zgjedhja për të blerë një makinë apo zgjedhja e një pikëpamjeje politike. Më poshtë na tregohet përfshirja e Zotit në proçesin e bërjes tuaj të krishterë.
Gjoni 15
16 Nuk më keni zgjedhur ju mua, por unë ju kam zgjedhur ju…
1 Korintasve 1
9 Besnik është Perëndia, nga i cili u thirrët në bashkësinë e Birit të tij Jezu krishtit, Zotit tonë.
Efesianët 1
4 Sikurse na zgjodhi në të përpara themelimit të botës, që të jemi të shenjtë dhe të patëmetë përpara tij në dashuri, 5 për lëvdim të lavdisë së hirit të tij, të cilin na dhuroi në të dashurin Birin e tij.
P – Cili ishte motive i Zotit për të na zgjedhur ne sipas vargut 5?
Efesianët 2
4 Por Perëndia, që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së tij të madhe me të cilën na deshi, 5 ndonëse ne ishim të vdekur nëpërmjet shkeljeve, na dha jetë bashkë me Krishtin (ju jeni të shpëtuar me anë të hirit)
Kolosianët 1
13 Ai na nxorri nga pushteti i errësirës dhe na zhvenosi në mbretërinë e Birit të tij të dashur, 14 në të cilin ne kemi shpengimin me anë të gjakut të tij, faljen e mëkateve.
P – Sipas këtyre vargjeve cilat janë katër gjëra që Zoti ka bërë për ty?
Romakët 5
9 Shumë më tepër, pra, duke qënë tani të drejtësuar nëpërmjet gjakut të tij, do të shpëtohemi nga zemërimi me anë të tij!
P – Në Bibël thuhet që Jezui na shpëtoi ne, nga se na shpëtoi Ai ne?
Efesianët 2
8 Sepse, me anë të hirit jeni të shpëtuar, nëpërmjet besimit; dhe kjo nuk vjen nga ju por është dhurata e Perëndisë, 9 jo prej veprave, që askush të mos mburret.
P – A mund ta fitojmë ne vetë shpëtimin?
P – A mund dikush të fitojë shpëtimin duke bërë vepra të mira?
Konkluzion: Bëj një përmbledhje se çfarë thonë këto vargje sesi përfshihet Zoti kur ti bëhesh i krishterë:
Tani mund ta printosh studimin #1.
Përgjigjet e tua nuk ruhen nëse e mbyll faqen.
Për Studimin #2, Kliko këtu.